Instituti për Akreditimit i Republikës së Maqedonisë më 23 shkurt të vitit 2010 në Sarajevë nënshkroi Kontratë për bashkëpunim në fushën e akreditimit me Institutin për Akreditim të Bosnjës dhe Hercegovinës (BATA). Marrëveshja mbulon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në fushën e akreditimi ndërmjet dy institucioneve duke vepruar në përputhje me parimet dhe normat e miratuara nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare në këtë fushë. Në kuadër të kësaj Kontrate, IARM dhe BATA do të bashkëpunojnë në fushën e akreditimit të laboratorëve të testimit dhe kalibrimit, organizmave inspektuese dhe organizmave certifikuese për produktet, personat dhe sistemet për menaxhim. Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacioneve për aktivitetet dhe dokumentacionin në fushën e akreditimit, organizimin e përbashkët të seminareve dhe konferencave, trajnimin e ndërsjellë të stafit, shkëmbimin e vlerësuesve dhe ekspertëve teknikë të regjistruar në të dyja institucionet, për t’u njohur me procesin e akreditimit në vend ngjarje, kryerja e vlerësimit të përbashkët dhe pjesëmarrja e përbashkët e organizatave nga Republika e Maqedonisë dhe Bosnjës e Hercegovinës në krahasimet ndërlaboratorike. Nënshkrimi i kësaj kontrate do të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit për Akreditim të Bosnjës dhe Hercegovinës, me qëllim të harmonizimit të procesit të akreditimit në rajon përmes pjesëmarrjes aktive të të dy organizmave akredituese në avancimin e procesit të akreditimit në të dyja vendet.
Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes me Institutin për Akreditim të Bosnjës dhe Hercegovinës.
