Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me IARMV dhe BM

Kjo ngjarje u shfrytëzua edhe për zyrtarizimin e bashkëpunimit mes Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë (IARM), Byrosë së Metrologjisë (BM) dhe Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë (ISRM), me nënshkrimin e Memorandumeve për bashkëpunim. Memorandumet e bashkëpunimit kanë për qëllim të rrisin bashkëpunimin mes IARM-së, ISRM-së dhe BM-së, si dhe të mbulojnë të gjitha segmentet e aktiviteteve të akreditimit, metrologjisë dhe standardizimit, për të cilat ka një interes kombëtar dhe të përbashkët, të udhëhequr nga parimet dhe rekomandimet e pranuara ndërkombëtarisht si dhe aktet kombëtare ligjore në fushën e akreditimit, metrologjisë dhe standardizimit. Nënshkrimi i Memorandumeve për Bashkëpunim paraqet një hap të madh në procesin e ndërtimit të infrastrukturës kombëtare të cilësisë në Republikën e Maqedonisë. Në 5 Mars të vitit 2009, në klubin e organeve drejtuese (Klubi i Deputetëve) – Shkup, Instituti për akreditimiRpublikës së Maqedonisë (IARM) organizoi ceremoni me rastin e dhënies së Certifikatave të akreditimit për organizmat e akredituara në vitin 2008 dhe në fillim të vitit 2009.