Në kuadër të Tryezës së Rrumbullakët të Organizmave Akredituese të Evropës Juglindore të mbajtur më 13 dhe 14 maj të vitit 2009 në Shkup, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë nënshkroi Kontrata bashkëpunimi me organizmat akredituese të Republikës së Kosovës (DAK) dhe të Republikës së Turqisë (TURKAK).
Qëllimi i këtyre Kontratave është që të sigurohet bashkëpunimi i vazhdueshëm mes palëve kontraktuese me qëllim harmonizimin e procesit të akreditimit në rajon, me pjesëmarrjen aktive të organizmave të akreditimit në zhvillimin dhe promovimin e procesit të akreditimit në të treja vendet.
Kontratat e nënshkruara paraqesin një hap përpara në liberalizimin e tregtisë në rajon dhe për tregun evropian, që krijon një mundësi tjetër për të hequr të gjitha barrierat e mundshme teknike për tregtinë, e cila edhe tani është në nivel të kënaqshëm, por me aktivitete të tilla do të forcohet edhe më tej.
Në kuadër të Kontratave të nënshkruara, palët kontraktuese do të bashkëpunojnë në fushën e akreditimit të laboratorëve që kryejnë testimin dhe kalibrimin, organizmat që kryejnë certifikimin e produkteve, sistemet e menaxhimit, personat dhe organet inspektuese. Si shprehje e vendosmërisë së tyre për të bashkëpunuar, palët kontraktuese në mënyrë periodike dhe të paktën një herë në vit do të krijojnë programe bashkëpunimi me projekte specifike.