Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë e fitoi statusin e anëtarit me të drejta të plota Organizimin Evropian për Akreditim (European co-operation for Accreditation) më 21 nëntor të vitit 2007.
EA është një organizatë jofitimprurëse e bazuar në anëtarësimin nga ana e organizmave të akreditimit të pranuara në nivel kombëtar që janë të vendosura në territorin gjeografik të Evropës. EA që vepron si një rrjet ku nuk ka konkurrenсë i ka objektivat e mëposhtme:
- Të kontribuojë në eliminimin e barrierave teknike drejt shkëmbimit të tregtisë duke arritur një qasje të njëtrajtshme të akreditimit dhe shërbimeve për vlerësimin e konformitetit.
- Të ofrojë mbështetje teknike për Komisionin Evropian dhe EFTA në zbatimin e direktivave dhe zhvillimin e kontratave të njohura reciprokisht.
- Të promovojë njohjen ndërkombëtare të akreditimit dhe shërbimeve të akreditimit duke ruajtur kontrata të qëndrueshme dhe të sigurta multiraterale.
Palët e interesuara ose të përfshira në punën e EA janë:
- Organet e vlerësimit të konformitetit (laboratorë, organizmat e certifikimit dhe inspektimit);
- Komisioni Europian;
- EFTA;
- rregullatorë;
- industria;
- konsumatorët.
Interesat e tyre përfaqësohen nga anëtarësimi në Bordin Këshillimor të EA dhe Komitetet e EA. Për dallim nga certifikimi ISO 9001, akreditimi përdor kritere dhe procedura të zhvilluara posaçërisht për të përcaktuar aftësinë teknike. Certifikata ISO 9001 demonstron përputhjen me kërkesat e standardit dhe akreditimi demonstron aftësi specifike teknike.