INFORMACION MBI PUBLIKIMIN E ISO 15189:2022 – Laboratorët mjekësorë – Kërkesat për cilësi dhe kompetencë

Në Dhjetor 2022, ISO publikoi botimin e katërt të ri të ISO 15189:2022 – Laboratorët mjekësorë – Kërkesat për cilësi dhe kompetencë. Rishikimi ishte nën autoritetin e Komitetit Teknik Testimi laboratorik klinik ISO/TC 212 dhe sistemet e testeve diagnostikuese in vitro.
Ky dokument është gjithashtu i zbatueshëm për testimin në pikën e kujdesit (POCT).

Sipas Rezolutës (EA Rezoluta 2022 (52) 16 dhe ILAC Rezoluta GA 26.08), periudha e tranzicionit për aplikimin e botimit të ri të standardit është tre vjet nga data e publikimit, d.m.th., dhjetor 2025. Në periudhën e përcaktuar të tranzicionit , dy botimet e standardit (ISO 15189:2012 dhe ISO 15189:2022) janë të vlefshme. Rezolutat gjenden në linkun e mëposhtëm.

Në periudhën e ardhshme, IARNM do të publikojë informacione shtesë për periudhën e tranzicionit dhe kryerjen e vlerësimeve sipas edicionit të ri.