IARMV-ja nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Akreditimit të Moldavisë

Më 24 maj 2023, në Dubrovnik, në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të EA-së, u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim në fushën e akreditimit ndërmjet Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (IARMV) dhe Qendrës Kombëtare të Akreditimit të Republikës së Moldavisë (MOLDAC).

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është shprehje e vullnetit të mirë të nënshkruesve për vendosjen e bashkëpunimit informativ, analitik dhe organizativ në fushën e akreditimit, në përputhje me dokumentet përkatëse të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale të akreditimit. Drejtimet kryesore të bashkëpunimit janë shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve në lidhje me akreditimin e organeve të vlerësimit të përputhshmërisë, dëshmive të ndërsjella, shkëmbimi i vlerësuesve, organizimi i trajnimeve, seminareve, punëtorive dhe konferencave për çështje me interes të përbashkët, forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy ekonomive, veçanërisht duke eliminuar barrierat teknike në tregti, përmes procesit të vlerësimit të përputhshmërisë.

Njëkohësisht, me nënshkrimin e Memorandumit, IARMV-ja e zgjeron bashkëpunimin dypalësh, i cili, si qëllim është i përfshirë në Programin vjetor të punës të IARMV-së për vitin 2023 dhe është pjesë integrale e strategjisë për bashkëpunim efektiv me organet kombëtare të akreditimit në mbarë botën.