U mbajt trajnimi me temë “Gjurmimi dhe papërcaktueshmëria e matjes”

Sipas planit të trajnimit të IARMV-së të përcaktuar në Programin vjetor të punës së IARMV-së për vitin 2023, më 8 qershor 2023, në Shkup, në Hotel Panoramika, u mbajt Trajnimi për punonjësit e IARMV-së (koordinatorë dhe vlerësues) dhe bashkëpunëtorët e jashtëm me temë: ” Gjurmimi dhe papërcaktueshmëria e matjes”.

Qëllimi parësor i trajnimit ishte forcimi i kompetencave të pjesëmarrësve në lidhje me specifikat e kërkesave të standardit EN ISO/IEC 17025:2018 dhe rregullat ndërkombëtare karakteristike të gjurmimit dhe papërcaktueshmërisë së matjes në punën e organeve të akredituara për vlerësim të përputhshmërisë.

Ligjërues i trajnimit ishte Prof. dr. Davor Zvizdiq, kryetar i Shoqatës kroate të laboratorëve KROLAB dhe kryetar i Komitetit Teknik të Cilësisë në EURAMET.

  Efektiviteti i trajnimit u verifikua me kalimin e një testi, pas të cilit pjesëmarrësve iu dhanë certifikatat përkatëse.

PROGRAMI