U SHËNUA “DITA BOTËRORE E AKREDITIMIT” – 2024

Nën moton Akreditimi: “Forcimi i së Nesërmes dhe Formësimi i së Ardhmes”, me ceremoni të rastit më 10 qershor 2024, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (IARMV) shënoi Ditën Botërore të Akreditimit.

Në këtë event morën pjesë mysafirë të shumtë – përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ministrive, sektorit publik dhe privat, institucioneve shkencore dhe arsimore, institucioneve shëndetësore, bashkëpunëtorë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, përfaqësues të organeve akredituese nga rajoni, përfaqësues të organeve të vlerësimit të përputhshmërisë dhe përfaqësues të medieve.

Në suazat e motos së këtij viti, eventi u përshëndet nga:

      – z. Metodija Dimovski – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

       – z-nja Arieta Miele, menaxhere e cilësisë së Drejtorisë së Akreditimit të Shqipërisë (DASH),

-z. Irfan Lipovica, u.d. drejtor i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës  (ААК),

      – prof. dr. Dejan Kërnjaiq – profesor i Fakultetit Veterinar në Beograd dhe vlerësues teknik për laboratorët për testim,

      – z. Slobodan Çokrevski – drejtor i IARMV-së.

Para audiencës së gjerë, prof. dr. Dejan Kërnjaiq mbajti ligjëratë profesionale me temën “Standarde, vlerësim, harmonizim dhe akreditim – sfida të reja”.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe z. Mile Boshkovski, i cili në emër të Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë së Veriut i ndau çmimin për përgjegjësi shoqërore, përkatësisht për praktika të mira shoqërore, Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e solemnitetit u promovuan: edicioni i rregullt i Buletinit për vitin 2023, broshurë dhe video material me temën e motos së sivjetme, si dhe broshura të dedikuara për akreditimin e prodhuesve të materialit referues dhe certifikimin e akredituar të personave, ndërsa për arritjet dhe aktivitetet e planifikuara të Institutit, foli drejtori i IARSM-së.

Në ceremoninë solemne u promovuan zyrtarisht organet e akreditimit dhe organet e riakredituara në periudhën qershor 2023 – maj 2024