Avantazhet

Avantazhi i akreditimit është mbi të gjitha besimi në rezultatet e testimit, kalibrimit, certifikimit dhe inspektimit, si dhe aksesi në skemat ndërkombëtare për njohjen reciproke të certifikatave të kalibrimit, raportet e testimit dhe inspektimit, si dhe certifikatat e konformitetit, gjegjësisht të aftësisë. Njohja ndërkombëtare e rezultateve të testimit, kalibrimit, certifikimit dhe inspektimit redukton përsëritjen e panevojshme të procedurave dhe lehtëson kushtet për qarkullim të thjeshtë të mallrave, shërbimeve dhe personave. Në fushën e rregulluar, akreditimi paraqet një mjet që  autoritetet shtetërore e përdorin për autorizimin e organeve për vlerësimin e konformitetit, të cilët veprojnë në përputhje me rregulloret.