Pjesëmarrja në organizatat ndërkombëtare për akreditim (EA, ILAC, IAF) është një nga gjërat tona më të rëndësishme. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të IARM në organet, organet eksperte të EA-së të cilat si rregull takohen dy herë në vit, si dhe takimeve të punës të IARM-së u jepet mundësia për përfshirje të drejtpërdrejtë në ndërtimin (drejtimin) dhe zbatimin e politikës së akreditimit në Evropë. Gjithashtu, aplikimi i praktikës së akreditimit, për anëtarët e shoqatave ndërkombëtare të akreditimit paraqet bazë për nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të akreditimit. Kjo marrëveshje është një nga qëllimet kryesore të çdo organi akreditues dhe në të njëjtën kohë paraqet një faktor të rëndësishëm në uljen e pengesave në tregti.
Detyra kryesore e organeve eksperte të EA është harmonizimi i procedurave të akreditimit për çdo fushë të akreditimit. Takimet e punës së komisioneve mundësojnë edhe shkëmbim joformal të opinioneve për çështje aktuale që kanë të bëjnë me akreditimin dhe aktiviteteve të ndërlidhura me atë, siç është promovimi i akreditimit.
Përfaqësuesit e IARM kanë pjesmarrje aktive në punën e mbledhjes të EA dhe Komiteteve të EA:
Përveç komisioneve të përhershme në EA, ekzistojnë edhe grupe punuese “ad hoc” në të cilat, si rregull, marrin pjesë ekspertë të fushave të caktuara teknike. Ata kryejnë detyra ekspertësh, i drejtojnë aktivitetet profesionale të komiteteve të EA dhe përgatisin dokumente dhe udhëzime të ndryshme.
- EA General Assembly
- EA MAC EA – multi-lateral agreement committee
- EA CC – EA Certification Committee
- EA LC – EA Laboratory Committee
- IC – EA Inspection Committee
- EA CPC – EA Communication and Publication Committee
- EA HHC – EA Horizontal harmonisation committee
Përveç komisioneve të përhershme në EA, ekzistojnë edhe grupe punuese “ad hoc” në të cilat, si rregull, marrin pjesë ekspertë të fushave të caktuara teknike. Ata kryejnë detyra ekspertësh, i drejtojnë aktivitetet profesionale të komiteteve të EA dhe përgatisin dokumente dhe udhëzime të ndryshme.
АТS – Organizmin Akreditues të Serbisë
АТCG – Organizmin Akreditues të Malit të Zi
HAA – Agjencinë Kroate të Akreditimit
DA – Organizmin akreditues të Republikës së Shqipërisë
(www.albanianaccreditation.gov.al)
DAK– Оrganizmat e akreditimit të Republikës së Kosovës
TURKAK – Оrganizmat e akreditimit të Republikës së Turqisë
BAS – Organizmin Kombëtar për Akreditim të Republikës së Bullgarisë