Çfarë

Akreditimi është njohja formale e aftësisë për të kryer aktivitete të caktuara. Në procedurën e akreditimit mund të përfshihen të gjithë laboratorët që kryejnë testim ose kalibrim, organet e certifikimit të produkteve, sistemeve dhe personelit, si dhe organet e inspektimit. Ato mund të jenë të pavarura ose në përbërje të sistemeve më të mëdha. Baza e punës në fushën e akreditimit, testimit, certifikimit dhe kontrollit janë standardet nga seria EN 45000 dhe ISO 17000. IARM është i organizuar dhe funksionon në përputhje me standardin e serisë MKS EN ISO/IEC 17011. Në punën e tij IARM përdor dokumente të tjera të EA, të cilat më detajisht i shqyrtojnë standardet e lartëpërmendura për fusha të caktuara të akreditimit.

Vendimi për akreditim është vullnetar. Akreditimi, në mënyrë jodiskriminuese, është i disponueshëm për çdo klient që do të paraqet kërkesë për akreditim deri te IARM. Për kryerjen e testimit, kalibrimit, certifikimit dhe inspektimit në zonën e rregulluar, akreditimi parashikohet me ligj ose me një akt nënligjor dhe është bazë për fitimin e autorizimit nga ana e një ministrie përkatëse.