Kushtet

Kushtet që duhet t’i plotësojnë organet e vlerësimit të konformitetit që dëshirojnë të aplikojnë për akreditim përshkruhen më në detaje në këtë dokument:

 

Rregullore për kërkesat e përgjithshme për kompetencën e organeve për vlerësimin e konformitetit (P04)

 Organi i vlerësimit të konformitetit që dëshiron të akreditohet nga IARM duhet të plotësojë kërkesat e përcaktuara në serinë e standardeve EN 45000 ose EN ISO / IEC 17000.

Të gjitha standardet kërkojnë që organi i vlerësimit të konformitetit të ketë dokumentacion që e qartëson identitetin e tyre ligjor, organizimin, sistemin e cilësisë, kontrollin e dokumenteve, stafin e trajnuar, aftësimin teknik dhe aftësinë, procedurat e punës, të dhënat përkatëse dhe dokumentet që lëshohen.

 

  • Laboratorët mund të akreditohen për testim ose kalibrim nëse plotësojnë kërkesat e standardit MKS EN ISO / IEC 17025 – Kërkesat e Përgjithshme të Kompetencës për Laboratorët e Testimit dhe Laboratorët e Kalibrimit. Standardi MKS EN ISO/IEC 17025 i përcakton kërkesat për dhënien e mendimit dhe interpretimin në raportet nga laboratori, edhe pse IARM nuk ofron akreditim për atë aktivitet.
  • Organet e certifikimit mund tëfitojnë akreditim për të certifikuar produktet, sistemet e menaxhimit ose individët.
  • Organet e certifikimit të produkteve mund të fitojnë akreditim, nëse plotësojnë kërkesat e standardit MKS EN 45011 – Kriteret e përgjithshme për organet e certifikimit që punojnë në certifikimin e produkteve.

Organet e certifikimit të produkteve lëshojnë një certifikatë për konformitetin e produkteve me rregulloret teknike ose të tjera, standardet ose specifikimet teknike dhe licencën e përdorimit të shenjës së certifikimit nga ana e prodhuesit ose e një furnizuesi tjetër.

  • Organet e certifikimit të sistemeve të menaxhimit mund të akreditohen nëse plotësojnë kërkesat e Standardit Standard MKS EN ISO / IEC 17021 – Vlerësimi për konformitet – kërkesa për organet që kryejnë auditimin dhe certifikimin e sistemeve të menaxhimit.

Organet e certifikimit të sistemeve për menaxhim lëshojnë certifikatë për konformitet të organizatave kur sistemi i tyre i menaxhimit plotëson kërkesat e njërit prej standardeve (p.sh. MKS EN ISO 9001, MKS EN ISO 14001, MKS EN ISO 22000, MKS EN ISO 27001).

  • Organet e certifikimit të personave mund të fitojnë akreditim, nëse i plotësojnë kërkesat e Standardit MKS EN ISO / IEC ISO 17024 – kritere të përgjithshme për organet që kryejnë certifikimin e personave.

Organet e certifikimit të personave vërtetojnë kompetencën e një individi të caktuar për kryerjen e një pune të caktuar sipas rregulloreve teknike ose standardeve ose specifikimeve teknike të tjera, duke lëshuar një certifikatë për kompetencë.

  • Organet e inspektimit mund të akreditohen nëse i plotësojnë kërkesat e standardit MKS EN ISO/IEC 17020- Kriteret e përgjithshme për funksionimin e llojeve të ndryshme të organeve që kryejnë inspektimin.

 

Organet e inspektimit në bazë të rezultateve të testimit të produktit, projektimit dhe përdorimit, procesit, prodhimit dhe funksionimit të përgjithshëm të tyre, vlerësojnë përputhjen e tyre me disa kërkesa specifike ose të përgjithshme. Pas inspektimit, ata lëshojnë një raport ose një certifikatë, në të cilin deklarimi i konformitetit është një komponent i detyrueshëm.