Mësimi në distancë u organizua me qëllim të rritjes së kapacitetit të kompetencave të vlerësuesve dhe ekspertëve që janë të angazhuar nga IARMV në procedurën e akreditimit. Në trajnim, ata u njohën dhe u harmonizuan me rregullat dhe procedurat e reja dhe të ndryshuara të IARMV dhe në të njëjtën kohë rifreskuan njohuritë e tyre për rregullat dhe procedurat ekzistuese të IARMV.