Me qëllim të promovimit ndërkombëtar të aktiviteteve të tij dhe mbajtjes së trendit të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar me organizmat akredituese të vendeve evropiane, më 20.02.2008, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) nënshkroi Kontratë për bashkëpunim me Organizmin akreditues të Republikës së Shqipërisë (MA).
Qëllimi i Kontratës është bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy organizmave të akreditimit për të arritur një proces të njëtrajtshëm akreditimi në rajon dhe për të siguruar mbështetje reciproke për zhvillim dhe promovim të aktiviteteve për akreditim në të dyja vendet.
Brenda kuadrit të parimeve të EA, të dyja palët nënshkruese të kontratës vendosën t’a ruajnë dhe zhvillojnë mbështetjen e ndërsjellë, të arrijnë dhe të ruajnë ekuivalencën dhe harmonizimin e parimeve të akreditimit në përputhje me udhëzimet e EA, IAF dhe ILAC, të mbajnë kontakte të vazhdueshme biznesi me të gjithë organizmave relevante, si dhe mbështetje reciproke në procesin e anëtarësimit drejt vendeve nënshkruese të kontratave MLA.