Memorandumi ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin mes Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë dhe Odës së Bizneseve të Vogla ose OBV, në mënyrë transparente për t’i shpallur aktivitetet e tij, iniciativat për përmirësimin e legjislacionit në fushën në të cilën vepron Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë, si dhe ndihmë në ngritjen e vetëdijes publike për zbatimin e direktivave të Bashkimit Evropian në fushën e punës së Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë.