Memorandum për bashkëpunim mes Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Institutit për Hulumtime të aplikuara në biznes – Shkup

Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (IARMV) dhe Instituti për Hulumtime të Aplikuara në Biznes, Shkup (institucion kërkimoro-shkencor, partner i TUV Nord) më 24 shkurt të vitit 2022 nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim.

Nënshkrimi i Memorandumit është shprehje e vullnetit të mirë të nënshkruesve për vendosjen e bashkëpunimit biznesor, me qëllim që të ofrohen kushte më të mira për zhvillim cilësor profesional dhe të vazhdueshëm të: të punësuarve në Institutin për Akreditim, vlerësuesve teknikë, vlerësuesve kryesorë, ekspertëve, si dhe stafit teknik nga organet e vlerësimit të konformitetit (menaxherë teknikë dhe staf shoqërues teknik, menaxherë për cilësi). Trajnimi përfshin trajnime të vazhdueshme, shkëmbim të përvojës dhe njohurive të ekspertëve lidhur me kërkesat e standardeve ndërkombëtare dhe politikave si dhe procedurave të vlefshme për akreditimin e organeve për vlerësimin e konformitetit.

Sipas Memorandumit të nënshkruar, përmirësimi i vazhdueshëm profesional do të realizohet duke organizuar trajnime, punëtori, seminare, simpoziume, akademi dhe forma të tjera të arsimit joformal, me pjesëmarrjen e ekspertëve të njohur vendas dhe të huaj në fushën përkatëse, veçanërisht nga portfolio e TUV Nord.

Efekti i pritur është forcimi dhe ngritja e kompetencave të palëve të interesuara në procesin e akreditimit dhe kontributi i IARMV si partner strategjik i organeve të vlerësimit të konformitetit dhe forcimi i infrastrukturës për cilësi.