ILAC

Anëtarësimi në ILAC i IARM paraqet një konfirmim se janë përmbushur kriteret ndërkombëtarisht të njohura për kryerjen e aktiviteteve akredituese, dmth. konfirmimin se IARM funksionon në përputhje me standardet ndërkombëtare. Akreditimi lejon marrjen e vendimeve të sakta dhe korrekte kur zgjedh një laborator për të kryer testime të caktuara. Ai i mundëson laboratorit të demonstrojë kompetencën, pavarësinë dhe aftësinë e tij për të kryer testime të caktuara.  International Laboratory Accreditation Cooperation (ILAC) është një organizatë ndërkombëtare e organizmave akredituese që kryejnë akreditimin e laboratorëve dhe organeve inspektuese. Ajo u themelua 30 vjet më parë dhe synon të ndihmojë në eliminimin e barrierave teknike në tregti. Aktualisht në të janë antarësuar organizma akreditimi nga më shumë se 70 ekonomi dhe rajone. Në vitin 1977, International Laboratory Accreditation Cooperation ( ILAC ) ka filluar të funksionojë si një konferencë me qëllimqë të zhvillohet bashkëpunimi tregtar ndërkombëtar. U promovua ideja e pranimit të rezultateve të testimit dhe kalibrimeve të lëshuara nga laboratorë të akredituar. Në vitin 1996, ILAC është bërë një organizatë formale me një statut për të krijuar një rrjet marrëveshjesh për njohjen reciproke të organizmave të akreditimit. Njohja reciproke e organizmave të akreditimit ka për qëllim njohjen e rezultateve të testimit dhe kalibrimeve të lëshuara nga laboratorët e akredituar. Marrëveshjet ILAC tani janë në fuqi dhe qeveritë mund të përfitojnë prej tyre kur nënshkruajnë marrëveshje tregtare. Qëllimi përfundimtar i aktiviteteve të ILAC është që rezultatet e testimit dhe kalibrimeve të marra nga laboratorë të akredituar të njihen nga qeveritë dhe industritë e vendeve të tjera, organizmat e akreditimit të të cilëve nuk janë anëtarë të ILAC. Në këtë mënyrë do të realizohej ideja e tregtisë së lirë, d.m.th. Ideja e një produkti dikur të testuar për t’u pranuar kudo nëpër botë. Të bëhesh anëtar i ILAC për IARM paraqet edhe detyrim për të përmbushur vazhdimisht kërkesat e standardeve ndërkombëtare dhe me këtë edhe t’i organizojë aktivitetet e tij akredituese në mënyrë që ato të jenë në funksion të tejkalimit të barrierave teknike në tregti.