Më 29 janar të vitit 2008, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë nënshkroi kontratë bilaterale për bashkëpunim në fushën e akreditimit me Organizmin Akreditues të Serbisë dhe Organizmin Akreditues të Malit të Zi.
Në përputhje me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “CEFTA 2006”, ANEKSI 1, Kapitulli IV Barrierat teknike në tregti, me qëllim të eliminimit të barrierave të panevojshme në tregti (në kuptim të Marrëveshjes për Barrierat Teknike MBT), Instituti për Akreditim i Maqedonisë dhe Organizmi Akreditues i Serbisë, si dhe Ogranizmi Akreditues i Malit të Zi do të bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione në fushën e akreditimit duke vepruar në përputhje me parimet dhe normat e miratuara nga organizatat evropiane dhe ndërkombëtare në këtë fushë.
Qëllimi i këtyre kontratave është sigurimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes palëve kontraktuese për harmonizimin e procesit të akreditimit rajonal, me pjesëmarrje aktive të të dy organeve akredituese në zhvillimin dhe promovimin e procesit të akreditimit në të tre vendet.
Sipas kontratave të nënshkruara, palët kontraktuese do të bashkëpunojnë në fushën e akreditimit të laboratorëve që kryejnë testimin dhe kalibrimin, organizmat që kryejnë certifikimin e produkteve, sistemet e menaxhimit, personat dhe organizmat e kontrollit.
Këto marrëveshje mbulojnë aktivitetet e mëposhtme:
– shkëmbimin e informacionit mbi aktivitetet dhe dokumentacionin në fushën e akreditimit;
– organizimi i përbashkët i seminareve dhe i konferencave
– trajnimin e ndërsjellë të stafit
– shkëmbimin e vlerësuesve dhe ekspertëve teknikë të regjistruar pranë palëve kontraktuese, për t’u njohur me procesin e akreditimit në vend ngjarje;
– kryerja e një vlerësimi të përbashkët
– Pjesëmarrja e përbashkët e organizatave nga Republika e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë në krahasimet ndërlaboratorike.
Si shprehje e vendosmërisë së tyre për të bashkëpunuar, palët kontraktuese në mënyrë periodike, dhe të paktën një herë në vit, do të krijojnë programe për bashkëpunim me projekte konkrete.

