Takim me zëvendëskryeministren Slavica Grkovska për mundësinë e futjes të standardit për antikorrupsion ISO 37001

Në takimin e mbajtur më 26.08.2022 me Aneta Arnaudovska, përfaqësuese e iniciativës kundër korrupsionit (PIA), Slavica Grkovska, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe profesori Goce Naumovski nga Fakulteti Juridik në USHKM, u diskutuan disa tema që kanë të bëjnë me politikat e anti korrupsionit dhe mundësinë për futjen e standardit ndërkombëtar për parandalimin e korrupsionit ISO 37001, i cili është hartuar me mekanizmat e duhur për parandalimin dhe zbulimin, si dhe masa konkrete për ta luftuar korrupsionin.

Mirëqeverisja në çdo institucion përfshin demonstrimin e përgjegjësisë dhe vendosjen e standardeve që do ta përmirësojnë sistemin e funksionimit dhe do ta rrisin cilësinë e punës së shërbimeve.