Gjatë vizitës së Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë, organizuar në kuadër të trajnimit “Infrastruktura për cilësi dhe për siguri të ushqimit” për vendet e rajonit të Ballkanit, IARM nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me organizmin akreditues të Republikës së Moldavisë (Center of accreditation in the field of products conformity assessment – CAECP).
Objekti i marrëveshjes është sigurimi i lidhjes së vazhdueshme ndërmjet dy organizmave akredituese për standardizimin e procesit të akreditimit në rajon me qëllim të sigurimit të mbështetjes reciproke për zhvillimin e akreditimit në të dyja vendet. Kontrata e bashkëpunimit parashikon shkëmbimin e përvojave, pjesëmarrjen në sesione informative, konferenca, seminare, etj., pjesëmarrjen e përbashkët në trajnime, organizimin e vlerësimeve me ekipet vlerësuese me anëtarë të të dy organizmave të akreditimit dhe kryerjen e akreditimeve të përbashkëta në përputhje me rregullat evropiane dhe ndërkombëtare të organizatave të akreditimit.