Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) nënshkroi Kontratë bashkëpunimi me Agjencinë Kroate të Akreditimit (AKA).
Gjatë mbajtjes së takimit të Komitetit të EA MAS për kontratat e njohjes reciproke (Multilateral Agreement Committee), të mbajtur në Bukuresht, Republikën e Rumanisë, në periudhën prej 30.09.2008 – 02.10.2008, Instituti për Akreditimin e Republikës së Maqedonisë (IARM) nënshkroi një Kontratë për bashkëpunim me Agjencinë Kroate të Akreditimit (AKA).
Qëllimi i Kontratës është bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy organeve të akreditimit për të arritur një proces të njëtrajtshëm akreditimi në rajon dhe për të siguruar mbështetje reciproke për zhvillimin dhe promovim të aktiviteteve të akreditimit në të dyja vendet.
Në kuadrin e parimeve të EA, të dyja palët nënshkruese të Kontratës, ndër të tjera vendosën:
- T’a zhvillojnë dhe ruajnë besimin e ndërsjellë,
- Të arrijnë dhe ruajnë ekuivalencën dhe harmonizimin e aktiviteteve akredituese në përputhje me udhëzimet e EA, IAF dhe ILAC,
3 . Të organizojnë shkëmbimin e informacionit për akreditim, të zbatuar në nivel kombëtar,
4. T’a identifikojnë dhe promovojnë heqjen e barrierave teknike ose administrative për tregti, në fushën e akreditimit,
5. Të promovojnë interpretimin dhe zbatimin konsistent të dokumenteve normative dhe të propozojnë veprime për të lehtësuar zbatimin
6.T’i identifikojnë problemt teknike specifike që mund të jenë objekt i projekteve për bashkëpunim,
7. Të mbajnë lidhjet e punës me organet përkatëse dhe promovimin e infrastrukturës në lidhje me harmonizimin e akreditimit,
8. Të debatojnë mbi tendencat dhe të vendosin kritere për fushën e akreditimit dhe të ruajnë kanale për rrjedhën e vazhdueshme të njohurive,
9.Të mbështeten reciprokisht për anëtarësimin në gamën e plotë të marrëveshjeve shumëpalëshe të njohjes së ndërsjellë të MLA.