Shënohet “Dita Botërore e Akreditimit 2022”

Shënohet “Dita Botërore e Akreditimit“

Nën moton Akreditim: Qëndrueshmëri të rritjes ekonomike dhe mjedisit jetësor”, me një ceremoni të duhur më 9 qershor 2022, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) shënoi Ditën Botërore të Akreditimit.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë të ftuar – përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Ekonomisë, sektorit të ndërtimit, sektorit publik, institucioneve shkencore dhe arsimore, institucioneve shëndetësore, bashkëpunëtorë, përfaqësues të organeve të vlerësimit të konformitetit dhe gazetarë.

Në kuadër të motos së sivjetme, manifestimi u përshëndet nga:

– Z-nja Slavica Grkovska – Zëvendëskryeministre e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

– Z. Tihomir Babiç – Kryetar i Shoqatës Kroate të Cilësisë

– Z. Sloboden Çokrevski – Drejtor i IARMV

– Z-nja Magdalena Trajkovska Trpevska – kryetare e MACLAB

– Z. Zoran Grkov – drejtor i parë i IARMV.

 

Në kuadër të ceremonisë u promovuan Dixhitalizimi i IARMV-së dhe një broshurë me temën e motos së këtij viti.

Tradicionalisht në ceremoni u ndanë edhe certifikatat e organeve të akreditimit dhe riakreditimit për vlerësimin e konformitetit për periudhën qershor 2017 – maj 2022.

Këtë vit gjithashtu u ndanë edhe pllaka për bashkëpunëtorët që kanë qenë pranë institutit që nga fillimi e deri më sot.

 

Me respekt nga IARMV