Në organizim të Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (IARSM) dhe Shoqatës Maqedonase të Laboratorëve (MAKLAB) nga data 29 shtator deri më 1 tetor të vitit 2022, në hotel Sileks, Ohër u mbajt Konferenca e Pestë Ndërkombëtare në temën “Cilësia dhe Kompetenca 2022”.
Konferenca, e cila u organizua për herë të pestë në vend, shkaktoi interes të gjerë te subjektet e interesuara, veçanërisht te laboratorët dhe organet inspektuese.
Në këtë event fjalime mbajtën M-r Sloboden Çokrevski – Drejtor i IARSM, M-r Magdalena Trajkovska Trpevska – Kryetar i MAKLAB, Dr. Davor Zvizhdiç, Kryetar i Shoqatës Kroate të Laboratorëve KROLAB, Znj. Laura Martini – Sekretarja e Përgjithshme e EUROLAB dhe përfaqësues i TURKLAB.
Njësitë tematike të Konferencës ishin:
– Korniza ligjore kombëtare dhe evropiane për sigurimin e cilësisë, Promovimi i akreditimit si konfirmim i cilësisë
– Parimet bazë dhe tendencat e zhvillimit në laboratorët e testimit,
organet e kalibrimit dhe inspektimit, sa dhe si i përdorim teknologjitë moderne,
– Përvoja të organizmave të akreditimit nga rajoni
-Testimi dhe kontrolli i mjedisit, industrisë dhe bujqësisë
– Roli i laboratorëve në zhvillimin e ekonomisë
– Ekzaminimi dhe certifikimi i produkteve të destinuara për tregun e brendshëm dhe për tregjet evropiane dhe po këto, siç pritej, zgjuan interesin e autorëve vendas dhe ndërkombëtarë, kështu që në Konferencë u prezantuan gjithsej 12 punime shkencore përpara rreth 90 pjesëmarrësve. Mes tyre, dy prezantime u përgatitën nga pjesëmarrësit e IARSM.
Qëllimi i Konferencës ishte të jepte një kontribut në zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë dhe kompetencës së laboratorëve, organeve të inspektimit dhe certifikimit, praktikës laboratorike dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet organizmave dhe institucioneve për vlerësimin e konformitetit nga rajoni dhe më gjerë, dhe sigurisht për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe punës.
Në kuadër të këtij eventi, IARSM ishte nikoqir i Takimit të rregullt Rajonal të Organeve Akredituese – Përvojat e Organeve Akredituese nga Rajoni. Në takim u ndanë dhe u shkëmbyen përvojat zhvillimore dhe planet për aktivitetet e ardhshme të organeve kombëtare për akreditim, si dhe sfidat dhe ndryshimet me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme. Takimi organizohet rregullisht në bazë të Marrëveshjeve Bilaterale për Bashkëpunim të organeve kombëtare për akreditim nga rajoni dhe më gjerë (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina).