Me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të EUROLAB, drejtori i IARMV morri pjesë aktive në Takimin Vjetor të anëtarëve kombëtarë të EUROLAB dhe ngjarjeve të tjera shoqëruese, të organizuara në kuadër të tij, edhe atë: Konferenca Ndërkombëtare “Laboratorët e së ardhmes, E ardhmja e Laboratorëve” dhe një seminar me temë “Praktikat më të mira për laboratorë të qëndrueshëm”.
Në aktivitetet në praninë e njëqind pjesëmarrësve-përfaqësuesve ndërkombëtarë nga sektorë të ndryshëm dhe ekspertë, u diskutuan mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen ose do të përballen laboratorët në drejtim të zhvillimit teknologjik dhe të qëndrueshëm, me çka u ndanë praktikat më të mira për qëndrueshmërinë e laboratorëve. Vëmendje e veçantë iu kushtua vektorëve kryesorë që ndikojnë në mjetet dhe drejtimet për “laboratorin e së ardhmes”, duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm, duke i përfshirë edhe zonat e reja në fushën e testimit, zhvillimit industrial dhe perspektivës, sigurisë kibernetike dhe transformimit dixhital.