Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) nënshkroi Marrëveshje bashkëpunimi me organizmin akreditues kombëtar të Republikës së Bullgarisë.

Më 24 nëntor të vitit 2008, Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë (IARM) nënshkroi Kontratë bashkëpunimi me Organizmin Kombëtar për Akreditim të Republikës së Bullgarisë, Bulgarian Accreditation Service (BAS).

Në kuadër të festës, me rastin e 10 vjetorit të funksionimit të Bulgarian Accreditation Service (BAS), në Sofje, Republika e Bullgarisë, dy organizmat kombëtare për akreditim, IARM dhe BAS, nënshkruan Kontratë të ndërsjellë për bashkëpunim. Në këtë akt solemn, përveç përfaqësuesve të IARM-së dhe BAS-it, morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë dhe k.d. Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë në Republikën e Bullgarisë, znj. Jadranka Çaushevska Dimova. Subjekti i Kontratës së Bashkëpunimit të nënshkruar është bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy organizmave akredituese për arritjen e një procesi të njëtrajtshëm akreditimi në rajon dhe sigurimin e mbështetjes reciproke për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve akredituese në të dyja vendet. Brenda kuadrit të parimeve të EA, të dyja palët nënshkruese të Kontratës, i përcaktuan qëllimet dhe objektivat e mëposhtme:

  • T’a zhvillojnë dhe ruajnë besimin e ndërsjellë,
  • Të arrijnë dhe ruajnë ekuivalencën dhe harmonizimin e aktiviteteve akredituese në përputhje me udhëzimet e EA, IAF dhe ILAC,
  • Të organizojnë shkëmbimin e informacionit për akreditim, të zbatuar në nivel kombëtar,
  • T’a identifikojnë dhe promovojnë heqjen e barrierave teknike ose administrative për tregti, në fushën e akreditimit,
  • Të promovojnë interpretimin dhe zbatimin konsistent të dokumenteve normative dhe të propozojnë veprime për të lehtësuar zbatimin,
  • T’i identifikojnë problemt teknike specifike që mund të jenë objekt i projekteve për bashkëpunim,
  • Të mbajnë lidhjet e punës me organet përkatëse dhe promovimin e infrastrukturës në lidhje me harmonizimin e akreditimit,
  • Të debatojnë mbi tendencat dhe të vendosin kritere për fushën e akreditimit dhe të ruajnë kanale për rrjedhën e vazhdueshme të njohurive,
  • Të mbështeten reciprokisht për anëtarësimin në gamën e plotë të marrëveshjeve shumëpalëshe të njohjes së ndërsjellë të MLA.


Me qëllim që t’i realizojnë detyrat dhe t’i arrijnë synimet e përcaktuara, dy organizmat e akreditimit ranë dakord për sa vijon:

• Të organizojnë vizita të ndërsjella të vlerësuesve kryesor, vlerësuesve dhe ekspertëve gjatë kryerjes të procesit të akreditimit,

• Të marrin pjesë në realizimin e projekteve të përbashkëta (siç janë p.sh vlerësimet e përbashkëta për akreditimit),

• Të marrin pjesë në aktivitetet e trajnimit të zhvilluara nga secili prej organizmave të akreditimit, të shkëmbejnë vlerësues dhe vlerësues kryesorë.